
Raporti:Arbenita Ilazi
Dialogu Kosovë –Serbi po vlerësohet se ka hyrë në një fazë përfundimtare. Kështu së paku thonë njohës të çështjeve politike pas vizitës së treshes evropiane në Kosovë e Serbi. Ata thonë se tashmë do të diskutohet vetëm për tema të mëdha, përfshirë këtu edhe njohjen e Kosovës.
Njohës të çështjeve politike në Kosovë po vlerësojnë se dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në një fazë përfundimtare.
Ata thonë se vizita e fundit e treshes evropiane tregon se tashmë mes dy shteteve diskutohet vetëm për tema të mëdha, përfshirë këtu edhe njohja e Kosovës.
Ndërsa, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi ka thënë se vizitat e treshes evropiane, vetëm se do ta shpejtojnë procesin e dialogut.
I dërguari Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak brenda dy javësh, ka vizituar të premten për të dytën herë Kosovën.
Këtë herë ai ishte shoqëruar edhe nga dy këshilltarët gjerman dhe francez, Jenns Plottner dhe Emmanuel Bonne. / Kanal0.