
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thënë se në uljen e tensioneve ka mbizotëruar diplomacia, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se dhuna nuk mund të jerë kurrë një zgjidhje.
Më tej, ai ka falënderuar të gjithë të përfshirët në dialog dhe se ka thënë se tani ka nevojë për përparim urgjent në dialog.
Këtu keni statusin e plotë:
“Diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës. Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Mirëpres lidershipin e përgjegjshëm të Presidentit Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti. Punë e madhe ekipore e BE-së, ShBA-së dhe KFOR-it. Faleminderit të gjithë të përfshirëve! Tani kemi nevojë për përparim urgjent në Dialog”, ka shkruar Borell në llogarinë e tij në Twitter. / Gazeta10