Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

​Situata në veri, kreu i Inteligjencës takohet me Presidenten Osmani

Gazeta10
08 November 2022 - 21:25

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim Drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Takimi mes Presidentes Osmani dhe Ajetit është mbajtë lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, transmeton Gazeta10.

Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se Ajeti e ka njoftuar Presidenten Osmani për situatën aktuale të sigurisë kombëtare.

Në takim gjithashtu thuhet se është diskutuar edhe për vazhdimin e koordinimit të të gjitha institucioneve të sigurisë në vend për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët.

Gjatë ditës së sotme, Osmani ka takuar edhe Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, si dhe Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.