Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Situata në veri, Kurtin e telefonojnë përsëri nga ShBA

Gazeta10
18 November 2022 - 21:46

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se sot përsëri ka pranuar një telefonatë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Gazeta10.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se pati një bisedë të sinqertë dhe të rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit, Derek Chollet.

Kurti tha se biseduan për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë, me qendër njohjen reciproke.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”.

Ndryshe, çështja e konvertimit të targave KM në RKS dhe vendimet e Qeverisë që pas fazës së qortimit të vozitëseve të filloj faza e gjobitjes, kanë shkaktuar tensione në mes Kosovës dhe Serbisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.