Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“S’jena kon qasi deregje, me u gëzu pse i qiti Kurti 100 euro” – Duriqi: Le të jenë fer tjetërkah

Gazeta10
28 January 2025 - 0:19

Gazetari Visar Duriqi derisa po fliste mbi veprimet e kryeministrit Kurti, përgjatë katër viteve mandat tha se ai vazhdon të ketë mendimin se qytetarët duhet të jenë të varfër.

Kjo pasi sipas tij; në këtë formë ata gëzohen ndaj vendimeve që ky i fundit i merr.

“Ky për katër vjet ka mbjell depresion në këtë vend me idenë që kushdo që ia nis me u pasuru, kushdo që e blen një kerr, një palë këpucë të reja, ti duhesh me e pa si kriminel. Njeriu i punëson mbi 3000 vetë ky vazhdon me e pa si kriminel. Sepse mendon se qytetari duhet me u pa si i varfër sepse vetëm i varfëri gëzohet kur ia qet 100euro. A na e ka pru në asi deregje me u gëzu që po na i qet qeveria 100 euro, sm duhet, qeveria duhet me qenë fer”, tha ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.