Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

S’ka mjekë në Francë, 5 mijë pacientë mbeten në duart e infermierëve

Gazeta10
20 August 2023 - 17:19

5 mijë pacientë kanë mbetur pa kujdesin e duhur shëndetësor në Mulhouse të Francës, pasi dolën në pension tre mjekët e fundit që ishin.

Që nga largimi i tyre më 1 korrik, punonjësit e vetëm të kujdesit shëndetësor që kanë mbetur janë infermierët dhe fizioterapistët.

Kërkimi i pasuksesshëm i mjekëve që do të punojnë në këtë qendër mjekësore po vazhdon prej disa vitesh. Ka shumë arsye për këtë. Kryesorja midis tyre është se Mulhouse nuk është një vend tërheqës për të jetuar të rinjtë.

Meqenëse tre mjekët kanë dalë në pension, pacientët e tyre iu drejtuan mjekëve SOS, urgjencës apo qendrave për trajtim urgjent. Tani infermierët janë vetëm në vijën e parë të frontit duke u përpjekur të përballojnë sa më mirë që munden.

Para se të dilnin në pension, mjekët shkruanin receta 12 mujore për pacientët që vuanin nga sëmundje kronike./tch

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.