
Mbrëmë në Vjenë, qindra tifozë serbë kanë bërë thirrje për vrasje masive të shqiptarëve, raporton Gazeta10.
Kjo ka ndodhur pas humbjes së skuadrës së Serbisë nga Zvicra me rezultatin 3:2, e ku kanë luajtur edhe dy shqiptarët e Kosovës, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, ky i pari edhe kishte shënuar një gol kundër tyre.
“Gjatë trazirave në Vjenë-Ottakring, disa tifozë serbë bënë bujë me gafa verbale dhe thirrje për vrasjen e shqiptarëve”.
Tifozët serbë në lagjen Ottakring të Vjenës kanë bllokuar këtë rrugë dhe kanë hedhur shishe qelqi ndaj policisë.
Për sjelljet e tyre është dashur edhe ndërhyrja e policisë.
“Tifozët serbë gjithashtu u sollën keq në lagjen Ottakring të Vjenës – qindra të rinj bllokuan Ottakringer Strasse dhe hodhën shishe qelqi ndaj oficerëve të policisë. I gjithë trafiku u ndal plotësisht. Pak minuta më vonë, policia ishte në masë të madhe, i rrethoi serbët dhe më në fund i raportoi”, shkruan Heute.de, transmeton Gazeta10.


