Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Skenderaj kampione për transparencë, Lushtaku: Meritë e gjitha organeve të komunës

Gazeta10
24 May 2023 - 18:06

Instituti Demokratik i Kosovës(KDI) sot ka publikuar Indeksin e Transparencës për Qeverisjen Komunale për vitin 2022, ku Skenderaj është shpallur komuna më transparente në vend.

Ky lajm e ka gëzuar nënkryetarin e kësaj komune, Sami Lushtaku.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është një punë e madhe e të gjitha organeve të komunës.

“Shumë i lumtur që komuna e Skenderajt është ranguar në vendin e parë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në Indeksin e Transparencës Komunale për vitin 2022, duke u ngritur për 15 vende krahasuar me vitin 2021. Një punë e madhe e të gjitha organeve përfshirë Ekzekutivin, Legjislativin, zyrtarët e ndryshëm e veçmas Zyrën për informim, që tregon qasjen tonë të hapur me qytetarët, informimin dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje!”, ka shkruar Lushtaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.