Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Skepticizëm për rrugën e Kosovës drejt BE-së (VIDEO)

Gazeta10
10 December 2022 - 19:50

Raporti: Kanal10

Njohës të proceseve integruese janë shprehur skeptik sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Ata kanë thënë se aplikimi në BE nuk duhet të përfundoj sikur ai në Këshillin e Evropës. Sipas tyre, marrjen e statusit për vendin kandidat e vështirëson mosnjohja e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Përkundër vizitës tri ditore të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Bruksel, ku u diskutua për aplikimin e vendit për anëtarësim në BE i cili pritet të bëhet në dhjetor, njohës të proceseve integruese janë shprehur skeptik sa i përket këtij procesi.

Ata kanë thënë se aplikimi në BE nuk duhet të përfundoj sikur ai në Këshillin e Evropës.

Njohësi i proceseve integruese, Arbnor Sadiku ka thënë se marrjen e statusit për vendin kandidat e vështirëson edhe më shumë mosnjohja e pesë vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ndërsa, analisti politik, Agron Hoti ka thënë se Kosovën e presin vështirësi të shumta në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Ai ka deklaruar se është e rëndësishme që Kosova të ketë stabilitet politik, ekonomik e raporte të mira me fqinjtë.

Nga Bashkimi Evropian kanë thënë se janë në dijeni për synimet e Kosovës për të paraqitur aplikimin për anëtarësim, derisa kanë shtuar se i mbetet këshillit që të marrë në konsideratë aplikimin. /Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.