Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Slot: Nuk e dominuam Chelsean, jam i kënaqur me fitoren

Gazeta10
21 October 2024 - 13:48

Arne Slot ka reflektuar për fitoren e Liverpool ndaj Chelseat të dielën, e cila i mbajti Reds në krye të tabelës së Premier League.

Slot mendoi se ishte një lojë e barabartë mes dy ekipeve, por ishte i kënaqur me rezultatin.

“Po, sigurisht jam i kënaqur me rezultatin. Sepse nëse fiton, atëherë je gjithmonë i kënaqur me rezultatin”, tha Slott për mediat pas ndeshjes.

“Ishte një lojë e barabartë, për mendimin tim. Kishte faza në lojë ku ne duhej të punonim shumë për të mos pësuar, por është shumë e këndshme të shohësh se kjo është edhe ajo që bëmë”, përfundoi ai.

 

Kujtojmë se Liverpool fitoi ndaj Chelseat dje me rezultatin 2-1.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.