
Avokati Xhevdet Smakiqi, ka thënë se Kryetari i SBAShK-ut sipas tij nuk mund ta shantazhojë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Sipas Smakiqit, Jasharaj është një nga njerëzit më të sinqertë dhe nuk mund ta shantazhojë ai dikë që ka mbështetje shtetërore si Albin Kurti, transmeton Gazeta10.
“Mosmarrëveshjet dhe pasojat i bartë vet ministria. Jam pro grevës, pro demokracisë më shumë sesa pro ofendimit të mësimdhënësëve…Qysh mundet me shantazhu një kryeministrin dhe qeverinë, me sistem shtetëror, e me shantazhu një njeri i lirë, e i varfër si Rrahman Jasharaj. Si shantazhohet Kurti nga Jasharaj,kjo si me thanë qengji po e shantazhon ujkin”, ka thënë ai në Info10./Gazeta10