Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“So reni për listë të zezë” – Çollaku: Diskursi nuk është më Zajednica, por që Kurti e bën më mirë

Gazeta10
14 March 2023 - 22:01

Sipas Ardian Çollakut kryeministri Albin Kurti po u kërkon spektrit ndërkombëtar fillimisht nënshkrimin e marrëvshjes për normalizim të raporteve me Serbinë, e pastaj zbatimin e marrëvshjes së Asociacionit.

Çollaku theksoi se të gjitha kërkesat që i kanë pasur deri më tani ShBA-të, kryeministri Kurti i ka pranuar dhe në këmbim të saj sipas tij, shefi i ekzekutivit u ka kërkuar atyre rrugdalje  për “kompromision e madh”, transmeton Gazeta10

“Kurti është duke kërkuar një rrugëdalje për opinionion publik që me shit Asociacionin për situata të mëvonshme. Dhe, këtë po e kërkon si garancion nga ShBA dhe BE, që t’ia bëjnë këtë të mirë në këtë kompromisin e madh. Diskursi nuk është më Zajednica por, që Kurti e bën Zajednicën më mirë. Të gjitha kërkesat që i kanë SHBA-të, Kurti i ka pranuar. So reni për listë të zezë, janë mshel ato lista.”, tha tutje Çollaku në Politiko. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.