Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sogojeva: Ka rritje të turizmit në krahasim me vitin 2025

Gazeta10
11 Maj 2026 - 19:24

Kryetari i Odes së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, ka deklaruar se tre muajt e parë të këtij viti kanë shënuar rritje të qarkullimit në sektorin e hotelerisë dhe turizmit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Në emisionin “Gazeta” në Kanal10, Sogojeva tha se viti 2025 ka qenë kulmi i qarkullimit për këtë sektor, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.

“Sipas statistikave që i kemi në tremujorin e parë, janar, shkurt dhe mars, kemi një ngritje në krahasim me vitin 2025. Duhet me veçu që në vitin 2025 edhe për botën ka qenë kulmi i qarkullimit. Nëse flasim për shifra, rreth 42 mijë kanë qenë në mars të vitit 2025, ndërsa tash del diku 46 mijë, por këto statistika janë nxjerrë vetëm prej 230-240 hoteleve”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.