Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sondazhi: Vetëm 20% e evropianëve e dëshirojnë Kosovën në BE

Gazeta10
12 December 2023 - 11:03

Sipas një sondazhi, evropianët janë përgjithësisht të hapur ndaj idesë së anëtarësimit të Ukrainës në BE, pavarësisht kostove dhe rreziqeve, por në rastin më të mirë janë të vakët për zgjerimin e mundshëm të bllokut për të marrë edhe Gjeorgjinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton the Guardian.

Sondazhi i gjashtë vendeve anëtare të BE-së për Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë  gjeti mbështetje të konsiderueshme për kandidaturat e Ukrainës dhe, në një masë më të vogël, të Moldavisë dhe Malit të Zi, por edhe shqetësime të thella ekonomike dhe të sigurisë.

Megjithatë, pati një kundërshtim të gjerë ndaj anëtarësimit eventual të Turqisë në veçanti, si dhe një përgjigje dukshëm të ftohtë ndaj perspektivës së Shqipërisë, Bosnjës, Gjeorgjisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për t’iu bashkuar unionit.

Mbështetja për anëtarësim ishte më  e vogla për Kosovën, me 20% që thanë se duhet të jetë në gjendje të anëtarësohet dhe 37% thanë se nuk duhet, Shqipëria (24% pro, 35% kundër), Serbia (25% pro, 35% kundër) dhe Gjeorgjia ( 25% pro, 31% kundër).

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.