
Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës, pjesë e së cilës janë disa ndeshje interesante.
Fokusi kryesor pritet të jetë në Turin, ku Juventusi do të jetë nikoqir i skuadrës spanjolle, Sevillas.
Ndeshja e cila zhvillohet në “Allianz Stadium” do të jetë sfida e gjashtë që këto dy klube do të luajnë me njëra-tjetrën.
Nga 5 përballjet e mëparshme, Juventusi ka dy fitore, Sevilla një fitore gjersa dy ndeshje kanë përfunduar me barazim.
Për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, Juventusi kishte punë me Sportingun, të cilin e eleminoi me rezultat të përgjithshëm prej 2-1.
Ndërsa, Sevilla në çerekfinale mposhti skuadrën angleze, Manchester United me rezultat 5-2 pas dy ndeshjeve.
Edhe takimi tjetër i gjysmëfinales do të luhet në Itali, me Romën e cila në “Stadio Olimpico” do të pres skuadrën nga Gjermania, Bayer Leverkusen.
Ndeshja e mbrëmjes së sotme do të jetë e 5-ta sfidë që këto dy klube sfidojnë njëra-tjetrën.
Dy klubet kanë nga një fitore, teksa dy ndeshje kanë përfunduar me rezultat të barabartë.
Në çerekfinale, Roma eleminoi Feyenoordin e Holandës, ndërsa në anën tjetër, Leverkuseni mposhti skuadrën belge, Union Saint-Gilloise.
Të dy këto ndeshje do të luhen sonte nga ora 21:00.