Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sorensen takon ndaras Elekun dhe Rashiqin: Pata diskutime të mira për dëshirat dhe shqetësimet e serbëve

Gazeta10
19 March 2025 - 11:18

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se në takime të ndara ka diskutuar me partitë serbe që fituan ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Në Prishtinë ai u takua me kryetarin e Listës Srpska, Zlatan Elek dhe me kryetarin e Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, i cili aktualisht është ministër në Qeveri.

“Pata diskutime të mira të ndara me partitë që fituan mandate në zgjedhjet e fundit sipas rezultateve zyrtare Lista Srpska dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, për pozitën, shqetësimet dhe dëshirat e serbëve të Kosovës në Kosovë”, ka shkruar Sorensen në X./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.