Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sot do të ligjërohet kundër dhunës ndaj grave në xhamitë e Kosovës

Gazeta10
02 December 2022 - 10:20

Vrasja e 35 vjeçares shtatzënë nga ish-bashkëshorti i saj në oborrin e QKUK-së e ka tronditur opinionin në Kosovë dhe më gjerë, raporton Gazeta10.

Kjo ka ngjall reagime të shumta, duke kërkuar të merren masa që të mos ndodhin më raste të tilla makabre.

E sot Bashkësia Islame e Kosovës njoftoi se në xhamitë në hytben e të premtes (xhumasë), do të ligjërohet kundër dhunës së grave.

Sipas BIK-ut, kjo do të bëhet me rekomandim të myftiut Naim Tërnava.

“Me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, sot, në të gjitha xhamitë anekënd Kosovës, në hytben e xhumasë, do të ligjërohet tema “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”, njofton Bashkësia Islame e Kosovës./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.