Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot dorëzohet padi kundër ZRRE-së për rritjen e tarifave të energjisë

Gazeta10
02 May 2025 - 7:53

Gjatë ditës së sotme pritet të dorëzohet padi ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Kjo në lidhje me vendimin e fundit për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.Padia do të dorëzohet nga ana e grupit “Asnjë Cent Më Shumë” duke filluar nga ora 11:00.

Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media ku ndër të tjera thuhet se padia do të dorëzohet në Gjykatën Themelore të Prishtinës – Pallati i Drejtësisë.

“Pas dorëzimit të padisë, përfaqësues të grupit do të japin një deklaratë për media, ku do të shpjegohen bazat ligjore të padisë dhe pasojat që ky vendim i ZRRE-së po shkakton mbi mirëqenien e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.