Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot jepen detaje për nivelin e manganit në ujin e pijes nga Badoci

Gazeta10
11 November 2023 - 8:09

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) mban konferencë për media ku do të flitet për nivelin e manganit në ujin e pijes nga Badoci.

Me rekomandim të DCBDU dhe IKSHPK gjatë ditës së sotme, KRU” Prishtina”, do të bëj shpërlarje të linjave magjistrale dhe sekondare në zonat që furnizohen nga ITU Badoc, me qëllim të përmirësimit të kualitetit të ujit.

Sipas KRU “Prishtina”, zonat që do kenë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë janë po të njëjtat zona të prekura javët e fundit nga niveli i lartë i manganit në liqenin e Badocit.

“Autobotët janë në terren vazhdimisht për të shpërndarë ujë të pijshëm për pije dhe përgatitje ushqimi”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.