Gazeta10

Sot mbahet Marshi për Drejtësi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Platforma “Liria ka emër” do të organizojë sot në Prishtinë marsh qytetar dhe solidarizues në mbështetje të luftës së drejt të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre në Hagë.

Marshi do të niset nga sheshi “Zahir Pajaziti”, në orën 14:00 dhe do të vazhdojë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Organizimi i këtij marshi ka marrë mbështetjen e partive politike, shoqërisë civile, personalitete të ndryshme, bashkësi fetare dhe shumë qytetarë.

Ideatorët e platformës “Liria ka emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli kanë thënë se ish-krerët e UÇK-së nuk janë duke u përballur me procesin gjyqësor për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak se me emrat e tyre lidhet epoka më e ndritur e historisë sonë të re.

“Përkundër se populli shqiptar ka qenë viktimë e një lufte të imponuar, me vite të tëra, proceset gjyqësore të pabaza, i kanë përndjekur ndër vite ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kulmi i të cilave manifestohet me procesin e Dhomave të Specializuara, në të cilat aktualisht po mbahen ish krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarë të tjerë”, ka thënë Eliza Hoxha, raporton KP.

Ajo me rastin e fillimit të procesit gjyqësor kundër ish krerëve të UҪK-së, në emër të solidaritetit me heronjtë tanë, ka ftuar të gjithë qytetarët në marsh solidarizimi për drejtësi.

Ideatori tjetër, Ismail Tasholli ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të drejtë për mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe për lirinë e vendit tonë dhe kjo është një e vërtetë historike, të cilën duhet ta ruajmë si të tillë, sepse është një e vërtetë e gjithsecilit prej nesh – është e vërteta e Kosovës. /Gazeta10/

NË FOKUS

IMG_5310
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
636e71b2-c97a-4fa6-9174-2f3caa828b7a
“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja
gllogjann
Dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi sa ishte në mal ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan
LAJMI-I-FUNDIT
Ky është personi që u gjet pa shenja jete në banesën e tij në Fushë Kosovë
LAJMI-I-FUNDIT (1)
E tmershme| Një burrë torturon dy femra në një vendparkim në Prishtinë (VIDEO)
XHESI
“O Bes Kallaku”, reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmenden ish-partnerin në koncert
439328729_763480792546922_594554059699914013_n
Njëri në gjumë, tjetri duke shikuar TV – Detaje nga dita tragjike e vrasjes së Gjyljeta Ukella
VDE
Mërgimtari nga Suhareka vdes në aksident tragjik në Itali