Gazeta10

“Krejt robt ti q***a”- Presidenti i klubit Phoenix kërcënon dhe fyen redaktorin e sportit në Kanal 10, reagon AGK-ja

AGK-ja ka dënuar presidentin e klubit, Phoenix, Muhedin Ferati për fyerjet dhe kërcënimet të cilat i ka bërë redaktorit të sportit në Kanal10, Lorik Gashi në rrjetin social.

Gashi poashtu ka publikuar edhe bisedat ku ka bërë presidenti i klubit, Phoenix, Muhedin Ferati, ku në të shihen fjalë fyese dhe kërcënime, raporton Gazeta10.

Kujtojm se ky reagim ka ardhur si rezultat ku Gashi kishte raportuar për vonesën e pagave për futbollistët në klubin që e drejton Ferati.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, ka pranuar me shqetësim kërcënimet që janë bërë ndaj gazetarit të sportit, redaktor në Kanal10, Lorik Gashi.  Gashi ka prezantuar komunikimin që presidenti i klubit, Phoenix, Muhedin Ferati, ka bërë me të në rrjete sociale, ku ai e fyen dhe e kërcënon në mënyrë të përsëritur.  “Krejt robt ti q***a. Qite si lajm ti q***a krejt familjen. Veq edhe ni fjal po ta them po se hjeke postimin e rrejshem ateher kom me te befasue”, shkruan në një pjesë të mesazheve”, ka shkruar AGK-ja. 

Tutje AGK-ja poashtu ka bërë thirrje edhe organet FFK-së si dhe Policinë e Kosovës që të merret me rastin.

“AGK-ja, e dënon fuqishëm gjuhën fyese dhe kërcënimin e drejtuesit të këtij klubi dhe fton organet e FFK-së të reagojnë, sikurse edhe Policinë e Kosovës që të merret me rastin. Kërcënime të tilla rrezikojnë seriozisht punën e gazetarëve, të të gjitha sektorëve në këtë rast edhe ata të sportit. Gashi kishte raportuar për vonesën e pagave për futbollistët në klubin që e drejton Ferati”,ka shkruar AGK-ja./Gazeta10/.

NË FOKUS

Screenshot 2024-04-30 145413
Videoja tmerruese e abuzimit seksual: Arrestohet personazhi i Tik-Tokut nga Klina
Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
B71679A9-7B7B-4C4D-BF17-73E12A584C62
Misteri i zhdukjes së polices nga Rahoveci, detajet e rejat të fundit nga hetimet për këtë rast
sr
E shpallën të vrarë nga Rrustë Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
hotel
Ky është 60 vjeçari që vdiq në një hotel në Prizren pasi pësoi sulm në zemër (FOTO)
lumi
Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi
arrestohett
Arrestohet një burrë në Klinë