Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Sot mbahet seancë e jashtëzakonshme për librat

Gazeta10
04 September 2023 - 8:11

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme. Kjo seancë vjen me ftesë të opozitës për të diskutuar për furnizimin me tekste shkollore të nxënësve për këtë vit të ri shkollor.

Mbledhja e Kuvendit pritet të zhvillohet me fillim nga ora 12:00.

Për këtë ka shkruar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.

“Shkollat janë të papërgatitura, nxënësit nuk kanë tekste shkollore e materiale mësimore, ndërsa familjet e prindërit janë të braktisur. Mbi 200 mijë nxënësve nuk do t’iu ofrohen në shkolla tekstet falas, ashtu siç e përcakton ligji dhe ashtu siç ka ndodhur për më shumë së një dekadë. Pasojat e paaftësisë dhe dështimit të kësaj qeverie, po i vuajnë mbi 200 mijë nxënës, mijëra prindër e mësimdhënës. Gjendja është e jashtëzakonshme dhe kërkon veprime urgjente. Prandaj, ne, deputetët e opozitës – anëtarë të Komisionit për Arsim, të mbështetur nga deputetët e tjerë, kemi iniciuar thirrjen e Seancës së Jashtëzakonshme të Kuvendit e cila do të mbahet të hënën, më 04 shtator”, është shprehur Hoxha në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.