
Të hënën do të dorëzohet çmimi më i rëndësishëm individual në botën e futbollit.
Në Paris, do të mbahet ceremonia e “Topit të Artë” për lojtarin më të mirë të edicionit 2022/23 dhe nis në orën 20:45.
Favoriti më i madh për ta fituar këtë çmim, mbetet Lionel Messi që e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën dhe u shpall kampion i Francës me Paris Saint-Germain.
Messi e ka fituar këtë çmim shtatë herë dhe pritet të vendos rekord të ri për fitimin e “Topit të Artë”.
Futbollisti argjentinas për herë të parë në karrierën e tij e fitoi “Topin e Artë” në vitin 2009, gjersa e fitoi edhe tri herë tjera rresht në vitin 2010, 2011 dhe 2012.
Dy kandidatët tjerë për këtë çmim janë edhe Erling Haaland që muaj u parë u zgjodh lojtari më i mirë i vitit nga UEFA dhe Kilian Mbappe.
I dyti me më së shumti “Topa të Artë” në histori është Cristiano Ronaldo, i cili u zgjodh më i miri në botë në pesë raste.
“Topin e Artë” vitin e kaluar e fitoi sulmuesi Karim Benzema, pas paraqitjeve të jashtëzakonshme me fanelën e Real Madrid në sezonin 2021/22, duke fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.