Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sot përfundon afati për deklarim të mospjesëmarrjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri

Gazeta10
13 March 2023 - 9:25

Sot përfundon afati për partitë politike në Kosovë që ta njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale të dy komunave: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

Këtë e ka bërë të ditur , zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Afati i vendosur nga KQZ-së për partitë politike për të deklaruar mospjesëmarrjen në zgjedhje përfundon më 13 mars”, ka thënë Elezi për EO.

Sipas njoftimeve të fundjavës nga KQZ-ja, deri të premten në këtë institucion janë paraqitur deklarimet e mospjesëmarrjes në zgjedhje nga 8 parti politike: Partia Demokratike e Diasporës, Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, Pokret za Gora, Socialdemokratska Unija, Fjala, Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Kosovaki Nevi Romani Partia dhe Partia Demokratike e Unitetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.