Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot protestojnë shërbyesit civilë brenda Policisë së Kosovës

Gazeta10
15 August 2023 - 9:55

Shërbyesit civilë brenda Policisë së Kosovës sot do të protestojnë për shkak të pakënaqësive që i kanë lidhur me koeficientin e pagave.

Kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka tre muaj prej kur ka premtuar se do të rregullojë vlerën e koeficientit për të njëjtit punëtorë, por që, siç tha ai, ende nuk ka asgjë në këtë drejtim.

Sipas Zeqirit numri i shërbyesve civilë që do të protestojnë nga vendet e tyre të punës është diku rreth 100.

“Janë dy grupe të shërbyesve civilë në Policinë e Kosovës që sot do të protestojnë për shkak të pakënaqësive që i kanë me klasifikimin e koeficienteve……”, ka thënë Zeqiri.

Ai tha më tej se këtyre punëtorëve iu ka humbur durimi të presin më gjatë, pasi kanë mbetur në kategorinë e koeficientit të një mirëmbajtësi. Ndryshe, Ligji për paga, i cili është në fuqi nga muaji shkurt, kishte përcaktuar vlerën e koeficientit të pagës në sektorit publik prej 105 euro.

Megjithatë, me 7 prill Avokati i Popullit e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për paga.

Lidhur me këtë, Avokati i Popullit kishte pranuar ankesa nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, zyrtarë komunal të arsimit, infermierë, mjekë, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe institucione e organizata të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.