Gazeta10

Sot takimi Kurti-Vuçiq, në Ohër, Kanal10 me raportim special nga ora 09:00

Në Ohrin e Maqedonisë së Veriut tashmë gjithçka është gati për raundin e ri të takimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian e të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, bashkë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do t’i presin Kurtin e Vuçiqin në takime ndaras, para se të zhvillohet takim trepalësh.

Në njoftimin e zyrës së BE-së bëhet e ditur se cikli i takimeve do të nisë nga ora 10:00.

Kanal10 përmes një transmetimi special nga ekipi në krye me autorin e emisionit Politiko, figurë e spikatur e televizionit, Kushtrim Sadikun do të sjellin informacionet e fundit për zhvillimet nga Ohri, bashkë edhe me dy komentatorët politik të emisionit Politiko, Halil Matoshi e Blerim Gashi si dhe analistë e gazetarë tjerë.

Kurti e Vuçiqi do të diskutojnë për zbatimin e planit të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë.

Në një takim në Bruksel, më 27 shkurt, ata e pranuan në parim përmbajtjen e këtij plani që njihet edhe si Marrëveshje drejt normalizimit.

Para takimeve në Ohër, i dërguari i Departamentit amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar ka takuar për dy ditë rresht ndaras krerët e shtetit dhe liderët e partive opozitare në vend.

Para takimit trepalësh në Ohër, ai ka intensifikuar edhe deklaratat përkitazi me takimin dhe pritjet.

Escobar ka theksuar se Asociacioni do të bëhet realitet.

Para takimit të sotëm, mbrëmë Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka zhvilluar telefonata të ndara me Kryeministrin Kurti dhe Presidentin serb Vuçiq,  pas të cilave ka deklaruar se zbatimi i planit evropian  për normalizim të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë do të sillte përfitime të konsiderueshme për të dyja shtetet. /Gazeta10/

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut