Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Southamptoni eleminon Manchester Cityn nga Carabao Cup

Gazeta10
11 January 2023 - 23:25

Southamptoni e ka befasuar Manchester Cityn (2-0) në Mary’s Stadium në ndeshjen çerekfinale të EFL Cup.

Edhe pse kampioni i Ligës Premier ishte favorit për të triumfuar, skuadra vendase tregoi dëshirë më të madhe për fitore.

Nikoqirët shënuan dy gola të shpejtë në fraksionin e parë të lojës dhe me epërsi të dyfishtë shkuan në pushim.

Ishte minuta e 23-të kur Lyanco e dërgoi topin në drejtim të Sekou Mara, i cili goditi me të parën për ta ndalur në rrjetë.

Pesë minuta më vonë (28’), Moussa Djenepo pranoi një top nga Romeo Lavia dhe në mënyrë të mrekullueshme e paraboloi portierin kundërshtar.

Në gjysmën e dytë, Citizens nuk ia dolën t’i ndryshonin gjërat ashtu që u anuluan nga EFL Cup, derisa  Southamptoni vazhdoi në gjysmëfinale të kësaj gare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.