Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Spahiu: Luftë në Kosovë mund të ketë nëse dëshiron Amerika dhe Vuçiqi

Gazeta10
26 December 2023 - 21:12

Kryeministri Albin Kurti ditë me parë paralajmëroi se në Serbi po bëhen plane për të kryer sulme të reja kundrejt Kosovës. Sipas tij, prapa këtij plani qëndron Milan Radojeçiq.

Rreth këtyre paralajmërimeve, analisti politik, Nexhmedin Spahiu ka thënë se Albin Kurti mund të jetë dashamiri me i madh  i luftës, por sipas tij, ai nuk mund të nxisë luftë, raporton gazeta10..

“Nëse do të këtë luftë, do të këtë vetëm nëse të dy palët janë të interesuar, pra amerikanët dhe Vuçiqi. Në të kundërt do të kemi marrëveshje të paqes përmes planit franko-gjerman”, ka thënë Spahiu, në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’.

Sipas tij, problemi qëndron nëse Serbi nuk pranon të zbatojë marrëveshjen që tashmë është pranuar e që ka të bëjë me planin franko-gjerman.

“Nuk do të ketë luftë kur ta shohim flamurin e Kosovës në Beograd dhe atë të ‘Zajednicës’ në komunat me shumicë serbe”, ka thënë Spahiu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.