Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Spahiu reagon pas fjalorit të papërshtatshëm që përdori: Kërkojë ndjesë, kam respekt për të gjithë!

Gazeta10
12 December 2024 - 20:47

Analisti politik Nexhmedin Spahiu, ka kërkuar edhe një herë falje për fjalorin e papërshtatshëm që përdori mbrëmë në emisionin “Politiko” ndaj komuniteteve joshumicë.

Ai në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, ka thënë se nuk e ka pasur për qëllim që ta lëndojë ose ofendojë askënd.

“Më vjen keq nëse dikush është lënduar nga kjo, nuk ka qenë qëllimi me e lëndua askënd, sikur të ishim më komod në debat sigurisht që do i isha shmangë kësaj shprehej”, ka thënë Spahiu.

Tutje, Spahiu ka thënë se të gjithë e njohin si mbrojtës i komuniteteve.

“Në asnjë skutë të mendjes time nuk është që t’i ofendojë pjesëtarët e cilit do komunitet etnik në Kosovë, unë kam respekt për të gjitha komunitetet joshumicë. Të gjithë më njohin si mbrojtës të komuniteteve, jo vetëm të komuniteteve joshumicë mbi bazën e etnisë por edhe mbi bazën e fesë. Unë kam shokë te të gjitha komuniteteve dhe jo vetëm”, tha Spahiu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.