Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

SPAK operacion në Tiranë, ndalohet një avokat

Gazeta10
01 March 2025 - 14:40

Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar këtë të shtunë një operacion, ku sipas informacioneve paraprake të siguruara është ndaluar një avokat me inicialet B.K.

Sipas burimeve të Euronews Albania, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për avokatin e dyshuar.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të mbështetur nga forca të policisë, po vijojnë kontrollet në terren.

Aktualisht nuk ka ende informacion nëse do të ketë masa të tjera sigurie që do të ekzekutohen, ndërkohë që hetimet janë duke vazhduar lidhur me këtë rast.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.