Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Specialja në pushim veror, por gjykatësit mund të paraqesin parashtrime

Gazeta10
24 July 2023 - 9:29

Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se edhe pse ka filluar pushimi veror, mund të paraqiten parashtrime.

“Siç është njoftuar në kalendarin tonë, pushimi veror në DHSK fillon të hënën, më 24 korrik, dhe përfundon më 11 gusht 2023. Gjatë kësaj periudhe nuk mbahen seanca dhe disa nga shërbimet jothelbësore do të jenë në minimum”, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Po ashtu bëhet me dije se gjykata mbetet plotësisht funksionale dhe puna vazhdon në të gjitha seksionet e DHSK-së.

“Gjatë pushimit mund të paraqiten parashtrime dhe përveç nëse gjykatësit kanë urdhëruar ndryshe, afatet gjyqësore vazhdojnë të jenë në fuqi”, thuhet tutje e DHSK-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.