Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Spezia e Verona sfidojnë njëra-tjetrën për një vend në Serie A

Gazeta10
09 June 2023 - 11:08

Serie A italiane janë gati për të qene dëshmitar të një përballje historike play-offi, duke përfshirë Spezian e Veronan, me dy ekipet që do të luftojnë me njëra-tjetrën për një vend në elitën e futbollit italian.

Në fund të kampanjave të tyre respektive, edhe Spezia edhe Verona përfunduan sezonin me pikë të barabarta, nga 31 sosh.

Pavarësisht golaverazhit shumë më të mirë të Veronas, të dy ekipet do të luajnë një ndeshje finale të play-offit në një vend neutral, kjo pasi në Serie A ndarja mes klubeve bëhet sipas ndeshjeve kokë-më-kokë dhe jo golaverazhit.

Të dy ekipet kanë nga një fitore ndaj njëra-tjetrës me rezultatin e njejtë 2-1.

Kjo ndeshje zhvillohet të dielën e 11 qershorit dhe fillon nga ora 20:45.

“Mapei Stadium” i Sassuolos do të jetë nikoqir i kësaj ndeshje, me fituesin i cili do të sigurojë mbijetesën në Serie A edhe për një sezon tjetër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.