
Nisi si ide në Zvicër ndersa tash veprimtarinë e saj po e zhvillon mjaft mirë edhe në Kosovë dhe jo vetëm, raporton Gazeta10.
“Spinp Agency” është një kompani e cila merret me kodim, zhvillim të aplikacioneve, web faqeve dhe gjithçka tjetër që i duhet në biznesi një kohën e teknologjisë.
Armend Aliu, drejtor i kësaj kompanie tregon edhe për bashkëpunimet që kanë me kompani të tjera e që po rezultojnë të jenë të suksesshme.
Tutje Aliu theksoi se kjo kompani ka për qëllim krijimin e mundësive për të rinjtë e Kosovës të cilët janë entuziastë në fushën e teknologjisë.
Ndërkaq për punën që bëhet në ambientet e spinp agency flasin edhe stafi të cilët merren deri në detaje me projektet.