
Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se të njëjtit kanë bashkëpunuar për vrasjen e Liridona Murselit.
Derisa policia ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një person i tretë është në lidhje me rastin e vrasjes së Liridona Murselit që ndodhi orët e vona të së mërkurës.
Reagimet për vrasjen e Liridonës ishin të shumëta, ndërsa së fundi ka reaguar edhe futbollisti kosovar, Mirlind Daku.
Ai ka postuar një fotografi me emrin e Liridonës, ku në mbi të shkruan: “Spo di, Spo di”.
Kujtojmë që për vrasjen e e Liridonës, Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, njëri prej tyre edhe burri i saj, Naim Murseli, i cili e ka pranuar se ka porositur vrasjen e saj.