
Juristi me prejardhje nga Bosnja, Redzo Kojic ka komentuar vendimin e sotëm për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ai në emisionin “Politiko” ka thënë se ky vendim për Srebrenicën ka qenë i pritshëm dhe se sot e kuptuam se kush e mbështet drejtësinë, raporton Gazeta10.
“Sot e morrëm një pasqyrim të qartë se kush e mbështet drejtësinë, ndërsa me këtë veprim të kësaj rezulute asnjë person nuk është i quajtur popull gjenocidial, është çështje e memorializimi”, tha ai në Kanal10
Redzo shton se Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte në ish jugosllavi dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë janë gjykata të themeluara nga Kombet e Bashkuara dhe sipas tij ato i kanë marrë të gjitha vendimet./Gazeta10