Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Stadiumi i Gjilanit po bëhet”, kështu premtojnë Hajrulla Çeku e Alban Hyseni

Gazeta10
16 Shtator 2023 - 12:34

Me organizimin e Lojërave Mesdhetare “Kosova 2023”, edhe MKRS-ja ka nisur të shpërndajë investimet për infrastrukturën e nevojshme gjatë atyre garave.

Investime do të bëhen edhe në stadiumin e Gjilanit, i cili tash e sa kohë është lënë anash edhe nga Qeveria e Kosovës edhe nga Komuna e Gjilanit.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme ka ardhur një lajm i mirë për sportdashësit e Gjilanit, pasi Komuna e Gjilanit ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Qeverinë e Kosovës, përkatësisht MKRS-në për rifillimin e rinovimit të stadiumit.

Për ndërtimin e tij, Minisitria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është zotuar të investojë 15 milionë euro.

Me këtë nënshkrim të bashkëpunimit mes Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë, është ndërruar edhe projekti i stadiumit, i cili do të ketë pamje tjetër, në krahasim me projektet fillestare.

Rinovimi i këtij stadiumi kishte nisur në vitin 2017, mirëpo pas disa shkeljeve nga nënkontraktorët e punës, rinovimi i tij ishte pezulluar që disa kohë nga Alban Hyseni.

E për shkelësit e rregullave gjatë këtij procesi ka disa fjalë edhe ministri nga MKRS-ja, Hjarulla Çeku.

“Për shkeljet që janë gjetur në të kaluarën e këtij stadiumi, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ndaj palëve të përfshira po përgatitet kallëzim penal.” – tha Çeku në një postim në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.