
“Zahir Pajaziti” do të pajiset me reflektorë që nga sezoni i ardhshëm.
Këtë e ka bërë të ditur klubi nga Podujeva, KF Llapi përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Ky projekt për vendosjen e reflektorëve është dorëzuar gjatë ditës së sotme në zyret e FFK-së nga zyrtarët e kësaj skuadre.
Projekti në fjalë është pranuar nga kryetari i kësaj federate dhe në bashkëpunim me UEFA-n e FIFA-n pritet të realizohet.
Rinovimi i stadiumit “Zahir Pajaziti” filloi në vitin 2021, gjersa përfundoi një vit më vonë në shkurt të 2022-tës.
KF Llapi në këtë pjesë të këtij sezoni është në vendin e 6-të në tabelë me 42 pikë të tubuara në 34 ndeshje.