Gazeta10

Stano: I dënojmë incidentet e dhunshme në veri

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare po i përcjellin zhvillimet në Kosovë dhe tha se i dënojnë veprimet e dhunshme të ditëve të fundit.

“I dënojmë incidentet e dhunshme dhe sulmet. BE-ja bën thirrje për përgjegjësi dhe shtensionim, për të mirën e popullatës lokale. EULEX-i dhe KFOR-i janë prezent në terren dhe vazhdojnë patrullimin dhe monitorimin e situatës”, u shpreh Stano në një konferencë me gazetarë, raporton Klankosova.tv.

Fokusi, tha ai, duhet të jetë në normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi “sepse kjo është qenësore për rrugën evropiane për të dyja vendet, e edhe për qetësimin e situatës, dhe për shtensionim, diçka që BE-ja e ka thënë vazhdimisht e edhe kohën e fundit, në samitin e Tiranës”.

Në lidhje me sanksionimin e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radojiçiq, nga Mbretëria e Bashkuar, Stano tha se BE-ja nuk i diskuton në publik këto çështje.

“Sa herë që vjen puna te sanksionet, ju e dini që sanksionimi është diçka që nuk e diskutojmë publikisht, për sa i përket diskutimeve të mundshme, sugjerimeve propozimeve të mundshme, është diçka që nuk do të komentoj, por mund të përsëris se BE-ja dhe shtetet anëtare që janë përgjegjëse për të vendosur për çdo masë kur kemi të bëjmë për çështje të tilla, po e shikojnë situatën shumë për së afërmi dhe po e përcjellin atë, dhe e dinë shumë mirë kush çka bën. Nëse do të duhet konsensus që do të na duhet të bëjmë diçka për persona specifikë, atëherë shtetet anëtare do të diskutojnë dhe vendosin. Por s’më përket mua të spekuloj për këtë çështje”, theksoi Stano./Gazeta10

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
Faton12
A e dini që e dashura e Faton Hajrizit, është vajza e komandantit të njohur të UÇK-së?
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
Hh
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur