Duhet Lexuar

Stano: Këtë vit presim zbatimin e plotë të marrëveshjes Prishtinë-Beograd

Gazeta10
09 Janar 2024 - 16:33

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano tha se pret që marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës plotësisht këtë vit.

“Të 2-ja palët janë zotuar që të përmbushin Marrëveshjen e Brukselit, gjegjësisht marrëveshjet e arritura në shkurt në Bruksel dhe në mars në Ohër. Ata janë pajtuar për të dhe ne e konsiderojmë ligjërisht të detyrueshme. Kështu thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të lartë të publikuar krahas Planit për zbatimin e atyre marrëveshjeve”, tha Stano, shkruan N1.

Ai shtoi se të dyja palët e dinë se çfarë duhet të bëjnë.

“Ne presim zbatimin e plotë të marrëveshjes këtë vit. Kjo është një mundësi e mirë për të filluar punën, por jo për të folur për formalitete, por për përmbushjen në thelb të kërkesave”, tha Stano.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.