10 LIVE

Stano: Nuk ka rrugë tjetër përveç dialogut për Kosovën dhe Serbinë

Gazeta10
10 Tetor 2023 - 14:18

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka ftuar Kosovën dhe Serbinë që t`i rikthehen procesit të dialogut.

Sipas tij ky proces nuk ka alternativë tjetër, andaj edhe Prishtina edhe Beogradi duhet kthyer në tavolinën e bisedimeve.

“Nuk ka rrugë tjetër pos dialogut. BE është ndërmjetësues dhe palët duhet të kthehen në dialog për të gjetur koncensus. Rruga e Kosovës dhe Serbisë shkon përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE dhe aty nuk ka bajpas”, është shprehur Stano në konferencë.

Tutje ai ka thënë se “të dyja palët duhet ta kuptojnë se dialogu duhet të rikthehet. Duhet të provohet për të gjetur zgjidhje për normalizim të marrëdhënieve”.

“Këta janë hapat: shtensionim, kthim në dialog dhe hetim i ngjarjeve të 24 shtatorit. Dialogu duhet të rikthehet, palët të kthehen në tavolinë. Pikë”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.