Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Stano për Kurtin: Dialogu nuk është të publikosh letra, por të nxjerësh rezultate

Gazeta10
14 September 2023 - 21:50

Sot u mbajt takimi i nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Brukseli. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq përballë përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell shpalosën propozimet e tyre për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe asaj të Brukselit.

Kurti u ankua për dokumentin e vjetër gjashtë muajsh serb që sipas tij, Përfaqësuesi Special i Brukselit për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, “e ka pranuar”.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka një përgjigje për Kurtin.

“(Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti) vazhdon të pretendojë shumë gjëra. Dialogu nuk është të publikosh letra, por është të nxjerrësh rezultate përmes kompromisit”, ka thënë Stano për Nacionalen.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.