
Lojtari i cili aktivizohet në Eredivisie me PSV është duke zhvilluar një sezon fantastik, teksa ka qenë protagonist kryesor në skuadrën e tij. Anësori 23-vjeçar ka regjistruar statistika mbresëlënëse teksa kur ende nuk ka mbërritur mesi i muajit tetor, Gakpo është përfshirë në plot 22 gola.
Dhjetë i ka shënuar vetë, ndërsa në 12 raste të tjera ka asistuar për të tjerët ndërsa në këto statistika llogaritet edhe një ndeshje me kombëtaren e Holandës ku Gakpo regjistroi një asist dhe një gol në ndeshjet e Nations League të muajit shtator. Në fakt, ky shpërthim i Gakpo lidhet edhe me trajnerin e PSV, Ruud Van Nisterloy i cili për golat di shumë ndërsa duket se tashmë po i trashëgon 23-vjeçarit disa nga “hilet” e zanatit.