Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Statovci: Ballkani duhej ta fitonte këtë ndeshje sepse ka kualitet më të madh se Prishtina

Gazeta10
05 March 2023 - 23:22

Në emisionin “Kampionët”, i cili po zhvillohet këtë të diel në Kanal10 i ftuar është edhe analisti i përhershëm i këtij emisioni, Faruk Statovci.

Statovci ka thënë disa fjalë të mira për skuadrën e Ballkanit, duke thënë se ata janë më kualitativ se skuadra kryeqytetase, Prishtina.

“Ballkani ka qenë favorit, edhe pse mendoj se Prishtina ka cilësitë e veta brenda skuadrës, mirëpo rezultati përfundoi me rezultat të barabartë.”, tha Statovci.

Ai ndër të tjerash tha se pjesa e parë e ndeshjes ishte e dominuar nga Ballkani, mirëpo pas dy gabimeve në mbrojtje pësuan dy gola.

“Fundi i takimit ishte epilogu real, pasi shënimi i dy golave në fund nga Ballkani barazuan rezultatin e ndeshjes, mirëpo unë prapë mendoj se Ballkani kaqenë dominues në tërë ndeshjen.”, shtoi tutje Statovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.