
Deputetja e LVV-së, Jeta Statovci, ka reaguar pas raportimeve për rrahjen e politikanin opozitar serb Nikola Sanduloviq.
Statovci ka thënë se arrestimi, tortura dhe helmemi i liderit opozitar serb Nikola Sanduloviç na kujton me çfarë kemi pasë të bëjmë historikisht si komb, dhe me çfarë kemi të bëjmë akoma si fqinj.
Postimi i plotë i Jeta Statovci
RUSIA NË MINIATURË
Sfidë e madhe e fat i keq për Kosovën, që ka fqinj shtetin e Serbisë, një shtet autoritar pra jo demokratik i kontrolluar nga grupe të përfshira në krim, që ka filluar të helmojë e torturojë edhe liderët politik të opozitës.
Arrestimi, tortura dhe helmemi i liderit opozitar serb Nikola Sanduloviç na kujton me çfarë kemi pasë të bëjmë historikisht si komb, dhe me çfarë kemi të bëjmë akoma si fqinj. Teknika e përdorimit të shërbimeve sekrete për shkatërrimin e oponencës politike, është karakteristikë vetëm e vendeve që luftojnë fuqishëm vlerat e demokracisë, pra vlerat perëndimore.
Fatkeqësisht, tashmë mund të shihet edhe më qartë se Kosova ka në kufi një shtet satelit rus, që tenton të mashtrojë perëndimin, por minon çdo vlerë të përbashkët me perëndimin.