Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Statovci: Vit me sfidat e veta, është ruajtur dinamika dhe fokusi (VIDEO)

Gazeta10
30 December 2022 - 17:45

Në emisionin INFO10 në Kanal10, deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se viti 2022 ka qenë një vit me sfidat e veta ku është ruajtur dinamika dhe fokusi, raporton Gazeta10.

Statovci ka thënë se nuk ka qenë koha më e përshtatshme për qasje të problemeve ditore të qytetarëve.

“Pa dyshim që është vit me sfidat e veta, jo domosdoshmërisht koha më e përshtatshme për një stabilitet që ta mundëson që të qasesh në gjërat që e preukupojnë jetën ditore qytetare”, ka thënë ajo.

Më tej, Statovci ka thënë se megjithatë është ruajtur dinamika teksa ka përmendur edhe disa punë të Kuvendit të Kosovës.

“Mendoj që prapë është mbajtur dinamika dhe fokusi në kuadër të zhvillimeve dhe prioriteteve si nga ana e Kuvendit dhe Qeverisë, në kuadër të Kuvendit pra kemi dikund rreth 100 Projekligje të cilat kanë kaluar në dy lexime, pra një fokus në axhendën legjislative, në përmbushjen e saj, mbi 32 marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë më tej Statovci. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.