Gazeta10

Statuti i kontestuar i Odës së Farmacistëve, nesër kuvend i jashtëzakonshëm

Raporti: Luljeta Beselica / Kanal10

Aktivitetet dhe kompetencat e odave janë të përcaktuar me ligjin e odave të profesionistëve shëndetësorë të Kosovës.

Organi më i lartë i odave është kuvendi.

Sipas nenit 19 të këtij ligji, përcaktohen kompetencat e kuvendit, i cili miraton, ndryshon dhe plotëson statutin dhe aktet e tjera normative.

Përmes nenit të 47 të këtij ligji, përshkruhen aktet e përgjithshme të odave.

Ndërsa, në bazë të këtij ligji, statuti i tyre është akti më i lartë.

Të gjitha odat, ajo e mjekëve, e stomatologëve, fizioterapeutëve, e infermierëve e kanë të rregulluar statutin në bazë të këtij ligji.

Por, statuti i odës së farmacistëve është më i kontestueshmi.

Fillimisht në vitin 2015 në faqen e fundit të statutit të odës së farmacistëve në hapësirën ku ka pasur ta nënshkruajë ministri i Shëndetësisë i asaj kohe, Imet Rahmani, është nënshkruar nga kryetari i odës së farmacistëve Zehadin Gashi, pra është fshirë emri i ministrit dhe është vendosur emri i Gashit.

Kanal 10 ka kërkuar një përgjigje nga Oda e Farmacistëve si dhe intervistë me kryetarin e tanishëm, Arianit Jakupi, mirëpo edhe pas disa javësh nuk kemi marr asnjë përgjigje lidhur me këtë.

As sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, Naim Bardiqi nuk ka pranuar të prononcohet lidhur me këtë temë, vetëm MSH-ja përmes emailit ka dërguar statutin e kësaj ode dhe vendimin, i cili nuk ka bazë ligjore.

Vendimi për miratimin e këtij statuti të odës së Farmacistëve, prej një faqe, bazohet në nenin 47.1 dhe 59.2 mbi ligjin për themelimin e odave të profesionistëve shëndetësor, nene të cilat të dërgojnë krejt diku tjetër dhe jo tek vendimi për statut).

Në protokollin e këtij vendimi nuk ekzistojnë as faqet e tjera të statutit të kësaj ode, siç janë të 4 odave të tjera, të cilat janë të nënshkruara nga ministri i Shëndetësisë, që në atë kohë ishte Imet Rrahmani.

Kanal 10 ka pyetur Rrahmanin sa është në dijeni të kësaj, ai ka thënë vetëm se nuk ka informacion se ka kaluar një kohë.

“Statutet janë produkte të vet odave përmes strukturave të tyre. Ne si Ministri përmes një vendimi kemi dhënë pëlqimin për me procedu tutje në bartjen e kompetencave. Nuk e besoj që ndryshon diçka, në rëndësinë që kanë Odat në zhvillimin e sektorit. È rëndësishme që kjo punë e filluar diku ne vitin 2013-14, ka vazhduar dhe është mbyllur ne kohen tonë”.

Kanal 10 posedon edhe një dokument të lëshuar nga zyra ligjore e MSh-së së datës 24 maj të vitit të kaluar.

Në këtë dokument thuhet se rregullorja për organizimin e zgjedhjeve në odën e Farmacistëve ka shkelje ligjore.

Neni 24, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 i Rregullores për organizimin e zgjedhjeve, procedurën e kandidimit, mënyrën e zgjedhjes dhe revokimin e anëtarëve të organeve të odës së farmacistëve e nxjerr më 23. 04 2022, nuk ka përcaktuar në mënyrë të barabartë ndarjen e vendeve në njësitë zgjedhore për farmacistët e sektorit privat në raport me ata të sektorit publik.

Tek Ligji për odat e profesionistëve shëndetësor neni 45, MBIKËQYRJA E PUNËS SË ODËS citon që mbikëqyrjen ndaj ligjshmërisë së punës së odës në ushtrimin e funksioneve e bën Ministria për Shëndetësi.

Një ndryshim tjetër në statutin e odës së farmacistëve është edhe neni 24, ku thuhet se kryetari i odës dhe zëvendëskryetarët nuk mund të jenë persona të zgjedhur dhe të emëruar në funksione tjera publike dhe politike, përveç profesionale shëndetësore dhe në mësimdhënie.

Kurse ne Ligjin për Odat e profesionistëve shëndetësor ku derivojn statutet, neni 17 thotë: se kryetari i odës, zëvendëskryetarët, anëtarët e këshillit drejtues dhe sekretari nuk mund të jenë persona të zgjedhur dhe të emëruar në funksione tjera publike dhe politike, përveç profesionale shëndetësore dhe në mësimdhënie.

Pra nga statuti i Odes nuk figurojnë anëtarët e këshillit drejtues dhe sekretari.

Ndryshe këtë të mërkurë, anëtarët e kuvendit të odës së farmacistëve kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme, ku pika e parë e rendit të ditës ka të bëjë me Mocionin e mosbesimit sipas nenit 20 pika 6 e statutit të OFK-së, për shkeljet statutore duke ju referuar neneve 19, pika 3, 19 pika 4 etj.

Në këtë kërkesë thuhet se kjo po bëhet bazuar në opinionin e zyrës ligjore të MSh-së dërguar vitin e kaluar.

NË FOKUS

ssssssssssss
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike nga Kosova
Capture-83
Nënë e bijë në Fushë-Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore
kurti-albin-1-1500x1000
6 kushtet e Albin Kurtit për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
csfsdcfs
Prishtina Mall, investimi më i madh privat nga paslufta në Kosovë
ddddddddddddddddddddddaaaaaaaa
Lushtaku i PDK-së: Unë e mbështes qëndrimin e Kurtit, Kosovës nuk i duhet Asociacioni
w_57794423-920x560-1
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush
327879897_515184650744611_8125306403054678261_n
Ahmeti: Albin Kurti nuk e pranon “Zajednicën”, pikë
324383982_1231481120778257_7716010291127426959_n
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike dhe ekonomike nga Kosova