Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stërnipi i Isë Boletinit nuk lejon që konferenca e Ilir Pecit të mbahet pranë varrit të heroit(VIDEO)

Gazeta10
25 May 2023 - 12:09

Stërnipi i Isa Boletin, Gazmend Boletini nuk ka lejuar që konferenca e kryetarit të ri të Zveçanit, Ilir Pecit të zhvillohet pranë varrit të heroit kombëtar.

Ka pasur paralajmërime se pas betimit, Peci do ta mbajë një konferencë pranë varrit të Isa Boletinit, mirëpo një gjë e tillë nuk është lejuar nga Gazmend Boletini, njofton Klan Kosova.

Sipas stërnipit të heroit kombëtar, për këtë nuk kanë qenë të lajmëruar dhe se nuk është e lejuar që të mbahen konferenca para varrezave.

Ky reagim i tij vije pas paralajmërimit të kryetarit të ri të Zveçanit Ilir Peci se pas betimit si kryetar do mbajë konferencë para varrit të Isa Boletinit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.