Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stoltenberg: NATO shumë e fokusuar në Kosovë – e aftë dhe në gjendje gatishmërie

Gazeta10
13 December 2022 - 23:38

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se NATO është shumë e fokusuar në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Ai ka deklaruar se forcat e Aleancës janë të afta, të përgatitura dhe në gjendje gatishmërie.

Duke komentuar situatën e tensionuar në veri pas vendosjes së barrikadave, Stoltenberg ka thënë se po monitorohet situata me vëmendje të madhe.

“Forcat tona janë të afta dhe të përgatitura, por edhe në gjendje gatishmërie. Po e monitorojnë situatën me vëmendje të madhe. NATO dhe BE bashkëpunojnë shumë ngushtë dhe mesazhi im për të dyja palët është që të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejmë dhe retorika provokuese. U bëj thirrje që t’i ulin tensionet në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg në një intervistë për France24.

Situata në veri të vendit vazhdon të jetë e tensionuar, kjo për shkak se serbët kanë bllokuar rrugët duke vendosur barrikada.

Ditë më parë vazhdimisht pati edhe sulme me shok-bomba./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.