Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Stoltenberg nis takimin me Vuçiqin

Gazeta10
21 November 2023 - 10:58

Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, është takuar me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq sot në Beograd.

Takimi ka nisur rreth orës 09:30 në godinën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit dhe pas takimit do të mbahet një konferencë e përbashkët për media.

Shefi i NATO-së Stoltenberg përveç me Vuçiqin do të takohet edhe me kryeministren e Serbisë Ana Brnabiq.

Stoltenberg dje ka nisur një turne të vizitave në Ballkanin Perëndimor pas paralajmërimeve nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se Rusia “do të sigurohet që një vend ballkanik të hyjë në luftë me një tjetër”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.