Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Street Fest 2022” fillon sot në Prishtinë

Gazeta10
15 Shtator 2022 - 13:27

Sot dhe nesër do të organizohet turneu i streetbollit në qendër të Prishtinës (Sheshi Zahir Pajaziti), ku pritet një spektakël, pasi do të ketë gara te seniorët, femrat, për fëmijë (pionierë, kadet dhe junior) dhe për persona me aftësi të veçanta, raporton Gazeta10.

Përveç streetbollit do të ketë shumë befasi për të ftuarit, ku do të ketë lojëra shpërblyese, vallëzim e muzikë.

Turneu organizohet nga organizata “Sport4all”, i mbështetur nga Federata e Basketbollit e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.

Të enjten do të organizohen garat nga ora 18:00. Fillimisht do të jetë ceremonia hapëse, ku do të flasin Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, drejtori i “Sport4all”, Fatos Bajçinovci dhe Drejtori i Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova.

Në ditën e parë do të garojnë juniorët, femrat, si dhe ndeshjet e para në kategorinë e seniorëve, kurse në ditën e dytë do të garojnë, pionierët (djem dhe vajza), katedët (djem dhe vajza), juniorët, personat me aftësi të veçanta, finalja e femrave dhe në fund finalja e meshkujve.

Në fund do të jetë ceremonia mbyllëse, ku do të jepen medaljet dhe mirënjohjet për pionierët, kadetët, juniorët, femrat, personat me aftësi të veçanta dhe meshkujt./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.